Kërkues: | JO MË PAK SE NJË E PESTA E DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, të përfaqësuar nga deputetët Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Emilia Koliqi dhe avokat Marash Logu, me autorizim.
SHOQATA INSTITUTI I EKSPERTËVE KONTABËL TË AUTORIZUAR, përfaqësuar nga avokatët Aigest Milo dhe Armando Toslluku, me autorizim.
SHOQATA INSTITUTI I KONTABILISTËVE TË MIRATUAR, përfaqësuar nga avokatët Aigest Milo dhe Armando Toslluku, me autorizim.
DHOMA E AVOKATISË SË SHQIPËRISË, përfaqësuar nga Edmond Konini dhe Drilon Cami, me autorizim.
|
Objekti: | Shfuqizimi i neneve 24, pika 2 dhe 69, pika 1, shkronja dh, fjalia e dytë dhe e tretë, të ligjit nr. 29/2023, datë 30.03.2023 Për tatimin mbi të ardhurat, të ndryshuar, si dhe shfuqizimi i pjesshëm i neneve 3, pika 5 dhe 12, pika 1, shkronja ç, të po këtij ligji, ku përfshihen edhe profesionet e kontabilistit, ekspertit kontabël, audituesit ligjor dhe avokatit, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Shfuqizimi i nenit 4 dhe tabelës analitike nr. 2 të vendimit nr. 753, datë 20.12.2023 të Këshillit të Ministrave Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 29/2023 Për tatimin mbi të ardhurat, të ndryshuar, ku përfshihen edhe profesionet e kontabilistit, ekspertit kontabël, audituesit ligjor dhe avokatit, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Pezullimi i zbatimit të neneve 3, pika 5, 12, pika 1, shkronja ç dhe 69, pika 1, shkronja dh, fjalia e dytë dhe e tretë, të ligjit nr. 29/2023, datë 30.03.2023 Për tatimin mbi të ardhurat, të ndryshuar, si dhe nenit 4 dhe tabelës analitike nr. 2 të vendimit nr. 753, datë 20.12.2023 të Këshillit të Ministrave Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 29/2023 Për tatimin mbi të ardhurat, të ndryshuar, ku përfshihen edhe profesionet e kontabilistit, ekspertit kontabël, audituesit ligjor dhe avokatit, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi.
|