Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Dr. Vladimir Kristo, priti një delegacionin të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Kryetari i kësaj Gjykate z.Rexhep Haxhimusta. Kryetari Kristo iu përgjigj interesimit të të pranishmëve për mënyrën e organizimit dhe funksioninimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe për raportet institucionale që krijohen mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë në procesin e gjykimit kushtetues. Biseda u fokusua dhe në funksionimin e sistemit gjyqësor në Kosovë, dhe veçanërisht për fazën ku ndodhet konstituimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.