| Bookmark and Share

2025

Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese, me vendimin nr. 1, datë 14.01.2025, bazuar në nenin 13, shkronja “e”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe nenin 22, pika 1, të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, të ndryshuar,

V E N D O S I:

1. Caktimin e përbërjes së tri kolegjeve për vitin kalendarik 2025, si më poshtë:

Kolegji 1: Holta Zaçaj, Kryetare

               Marsida Xhaferllari, Anëtare

               Genti Ibrahimi, Anëtar

 

Kolegji 2: Holta Zaçaj, Kryetare

                Sonila Bejtja, Anëtare

                Sandër Beci, Anëtar

 

Kolegji 3: Fiona Papajorgji, Kryesuese

               Ilir Toska, Anëtar

               Marjana Semini, Anëtare

2. Çështjet të cilat janë regjistruar deri në datën 30 nëntor 2024, si dhe çështjet materialet për shqyrtim paraprak të të cilave janë shpërndarë ose do të shpërndahen deri në 20 janar 2025, do të vijojnë të shqyrtohen sipas kolegjeve të formuara me vendimin 1, datë 10.01.2024 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, të ndryshuar.

Ky vendim hyn në fuqi në datën 20.01.2025 dhe publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.

Tiranë, më 14.01.2025

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.