| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Kontrolli i kushtetutshmërisë së ligjeve, i kërkuar nga gjykata (Kontroll incidental)

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70, pika 1, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar, njofton se pranë kësaj gjykate po shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Gjykata e Apelit Durrës, me subjekte të interesuara Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave dhe Prokuroria e Përgjithshme, me objekt: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i togfjalëshit “për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje si dhe” në paragrafin e tretë të nenit 64 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.