Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Kontrolli i kushtetutshmërisë së ligjeve, i kërkuar nga gjykatat (Kontroll incidental)

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70, pika 1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, njofton se pranë kësaj Gjykate po shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Shkallës së Parë Korçë, me objekt: Shfuqizimin e nenit 123, pika 2, shkronja “ë”, të ligjit nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”. Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, me vendimin e datës 13.02.2025, ka vendosur kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve dhe thirrjen si subjekte të interesuara, Kuvendin e Shqipërisë dhe Këshillin e Ministrave.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.