Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr.99/2016,
NJOFTON:
Pranë kësaj gjykate po shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Gjykata e Apelit Tiranë, me subjekte të interesuara Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave, me objekt: “Shfuqizimi si i papajtueshëm me nenin 81, pika 2, të Kushtetutës i shprehjes "së apelit", në nenin 29 të ligjit nr.133/2015 "Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave””, e cila ka kaluar në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.