| Bookmark and Share

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTETUESE GJATË MUAJIT SHKURT 2025

Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Nr. Kërkues Nr/date
regjistri themeltar
Objekti Data e
vendimmarrjes
Dispozitivi
1. 1.Jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë Nr. 5 (Nj) 2024 Regjistri Themeltar, datë 10.05.2024 “Shfuqizimi i ligjit nr.69/2023, datë 21.07.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.53/2019, datë 18.07.2019 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë””, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë 10 Shkurt, 2025 1. Rrëzimin e kërkesës.
2. Tonin Mhilli, Vera Mhilli, Valentin Mhilli, Nikolin Mhilli Nr. 7 (T) 2024 Regjistri Themeltar, datë 05.06.2024 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2024-1702, datë 11.04.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, nr.596 (86-2023-878), datë 20.09.2023 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë. Konstatimin e cenimit të së drejtës për gjykim brenda afatit të arsyeshëm. 20 Shkurt, 2025 1. Pranimin pjesërisht të kërkesës. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-1702, datë 11.04.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. 4.Rrëzimin e kërkesës për kërkimet e tjera.
3. Jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë Nr. 3 (Nj) 2024 Regjistri Themeltar, datë 22.04.2024 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare, të Ligjit Nr.79/2022, datë 24.11.2022, "Për Miratimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development Albanian Seaports Development Company, sh.a, dhe NSHMI Development L.L.C. në lidhje me Projektin e Investimit Strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të VKM-së nr. 861, dt.29.12.2021 "Për transferimin në fondin e pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike, të pronave të paluajtshme shtetërore, në ZKnr.8514, Bashkia Durrës, për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik "Marina dhe Jahtet e Durrësit (Durrës Yachts &Marina)", dhe për ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Autoriteti Portual Durrës te Ministria e Financave dhe Ekonomisë", të ndryshuar me VKM nr. 494 dt.21.7.2022, të ndryshuar me VKM nr. 685, dt. 26.10.2022 "Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 861, dt.29.12.2021, të KM, "Për transferimin në fondin e pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike dhe kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të pronave të paluajtshme shtetërore, në ZK, 8514, Bashkia Durrës, për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik “Marina dhe Jahtet e Durrësit (Durrës Yachts & Marina)”, të ndryshuar", të ndryshuar me VKM nr.115, dt. 1.3.2023 "Për transferimin në pronësi të shoqërisë “Albanian Seaports Development Company” sha, të pronave të paluajtshme shtetërore, pjesë e fondit të pasurive të paluajtshme shtetërore, pjesë e fondit të pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike, me vendndodhje në ZK nr. 8514, Bashkia Durrës. Pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 79/2022, si dhe të VKM-së nr. 861/2021 të ndryshuar me VKM-në nr.494/2022, të ndryshuar me VKM-në nr. 685/2022, të ndryshuar me VKM-në nr. 115/2023 derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi”. 21 Shkurt, 2025 Rrëzimin e kërkesës.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.