NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në datën 13.05.2016 shqyrtoi çështjen me palë:
Kërkues: Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare.
Subjekte të interesuara: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Objekt: Shpallja si i papajtueshëm me Kushtetutën i nenit 62, pika 3 të ligjit nr.97/2013, datë 04.03.2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.
Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, në mbështetje të nenit 131/a dhe 134/f të Kushtetutës, si dhe të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,
VENDOSI:
- Pranimin e kërkesës.
- Shfuqizimin e nenit 62/3 të ligjit nr.97/2013, datë 04.03.2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.