Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 18.07.2016 shqyrtoi çështjen me palë:
 
Kërkues: Avokati i Popullit

Subjekte të interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave

Objekti:  1. Shfuqizimi si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të pikave 1/1 dhe 2/1 të nenit 62, si dhe të germës “e/3” të nenit 66 të ligjit nr. 178/2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil””.
2. Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1037, datë 16.12.2015 “Për procedurat e vlerësimit të nëpunësve civil për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë”.
3. Pezullimi i zbatimit të pikave 1/1 dhe 2/1 të nenit 62, si dhe të germës “e/3” të nenit 66 të ligjit nr. 178/2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil””.
4. Pezullimi i zbatimit të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1037, datë 16.12.2015 “Për procedurat e vlerësimit të nëpunësve civil për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë”.

 
Gjykata Kushtetuese, pasi analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave, bazuar në nenet 131/a dhe 134/dh të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në ligjin nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,


VENDOSI:
 

- Rrëzimin e kërkesës.

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.