NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 09.03.2017 mori në shqyrtim çështjen me palë:
Kërkues: Federata Kombëtare Shqiptare për Gjueti dhe Konservim, Shoqata e Tregtarëve të Armëve dhe Materialeve të Gjahut
Subjekte të interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë,
Këshilli i Ministrave, Shoqata Shqiptare për Mbrojtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri
Objekti: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i ligjit nr.61, datë 02.06.2016 “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”.
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesit, si dhe parashtrimet e subjekteve të interesuara, në mbështetje të neneve 131/1/a dhe 134/1/h të Kushtetutës, si dhe të neneve 49, 51, 51/a, 72 e vijues të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,
V E N D O S I:
- Rrëzimin e kërkesës.