| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 10.03.2017 mori në shqyrtim çështjen me palë:
 
Kërkues: Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë
 
Subjekte të interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë
 
Objekti: Deklarimi dhe shfuqizimi si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe marrëveshjet ndërkombëtare të nenit 8;  nenit 9, pika 1, germa “c”, fjalia e dytë dhe pikat 7 dhe 8; nenit 12, pika 2, germa “b”, pjesa e fundit e fjalisë; nenit 19, pika 5, germa “b”; nenit 23, pika 5, germa “b”, pika 10 dhe pika 11, fjalia e parë; nenit 26, pika 4, germa “b”; nenit 28, germa “c”; nenit 42, pika 3, germat “a”, “b”, “c”, “ç”, pika 4, germat “a”, “b”, “c”, “ç”, si dhe pikat 8 e 9; nenit 43; nenit 44, pika 1, germa “c”;  nenit 46, pika 5; nenit 47, pika 2, germa “a”, shprehja “nga të cilat të paktën pesë vjet si gjyqtar në fushën e drejtësisë kriminale”, germa “b”, shprehja “nga të cilat të paktën pesë vjet si gjyqtar për çështjet penale”, pikat 4 dhe 5, shprehja “nga të cilat të paktën pesë vjet në fushën e së drejtës përkatëse të përshtatshme për pozicionin e lirë”, pika 6, germa “a”; nenit 48, pika 12, fjalia e fundit; nenit 53, pikat 3 dhe 10; nenit 64, pika 1, germa “b”, shprehja “vërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë”, germa “c” dhe pika 5; nenit 66, pika 1, germat “a” dhe “b”; nenit 78, pika 3, pjesa e fundit e fjalisë së parë dhe pika 5, paragrafi i fundit; nenit 87, pikat 5 dhe 6; nenit 95, pikat 5 dhe 6; nenit 102, pika 1, germa “g”, pika 2, gërmat “a” dhe “ç”, pika 3, germat “a” dhe “ç”; nenit 104, germa “ç”; nenit 105, pika 1, germa “d”; nenit 110; nenit 112, pika 1; nenit 117; nenit 119, pika 2, germa “a”; nenit 138, pika 1; nenit 141, pika 1; nenit 147, pika 2; nenit 150; nenit 152; nenit 153, germa “ç”; nenit 160; nenit 16,  pika 2, shprehja “me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, në zbatim të pjesës III, kreu VIII të këtij ligji” dhe pika 3; nenit 162, pika 1, pika 2, germa “b”, si dhe pika 6, shprehja “me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, në zbatim të pjesës III, kreu VIII të këtij ligji”; nenit 164, pika 1, germa “a”, shprehja “nuk kanë shkaqe të mbarimit të statusit të magjistratit, në zbatim të pjesës III, kreu VIII të këtij ligji” dhe pika 2; nenit 165; nenit 166, pika 1 dhe pika  2, germa “b”; nenit 167, pika 3, germa “b”, shprehja “ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit në zbatim të pjesës III, kreu VIII të këtij ligji”; nenit 168, pika 2, germa “b” shprehja “me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, në zbatim të pjesës III, kreu VIII të këtij ligji”; nenit 169, pikat 3, 5 dhe 6; 173, pika 1 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Pezullimi i zbatimit të ligjit nr.96/2016 deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.
 
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesit, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 131/a dhe 134/1/h të Kushtetutës, si dhe nenet 72 e vijues të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,
 

VENDOSI:
 

- Pranimin pjesërisht të kërkesës.

- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 8; nenit 9, pika 1, germa “c”, fjalia e fundit, si dhe pikat 7 dhe 8; nenit 23, pika 10; nenit 26, pika 4, germa “b”; nenit 44, pika 1, germa “c”; nenit 64, pika 5; nenit 78, pika 3, shprehja “nëse kryetari i gjykatës nuk ka dhënë për gjyqtarin vlerësimin përfundimtar “i pamjaftueshëm”” dhe pika 5, gërma “b”, fjalia e fundit; nenit 95, pika 7, shprehja “me një nivel më të ulët sesa “mirë””; nenit 101; nenit 102; nenit 103; nenit 104; nenit 112, pika 1; nenit 141, pika 1, shprehja “në masën që nuk cenon” dhe germat “a”, “b” e “c” të kësaj pike; nenit 152; nenit 161, pika 2, shprehja “në zbatim të pjesës III, kreu VIII të këtij ligji” dhe pika 3; nenit 162, pika 1, shprehja “në zbatim të pjesës III, kreu VIII të këtij ligji” dhe pika 6, shprehja “në zbatim të pjesës III, kreu VIII të këtij ligji”; nenit 164, pika 1, germa “a” dhe pika 2; nenit 167, pika 3, germa “b”, shprehja “në zbatim të pjesës III, kreu VIII të këtij ligji”; nenit 168, pika 2, shprehja “në zbatim të pjesës III, kreu VIII të këtij ligji”; nenit 169, pika 5, fjalia e fundit dhe pika 6 e këtij neni.      

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.