Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

NJOFTIM PËR MEDIAN

Shqipëria nga dje, me 24 Qershor është kandidate zyrtare për t'u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë í bashkohet entuziazmit të popullit shqiptar për këtë moment të veçantë, në aspiratat drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Njëkohësisht Gjykata Kushtetuese dëshiron që të shprehë mirënjohjen për të gjithë gjyqtarët kushtetues ndër vite, që nga krijimi i saj, që me kontributin e tyre domethënës kanë luajtur rol të rëndësishëm në respektimin e të drejtave të njeriut dhe forcimin e shtetit të së drejtës, si premisa për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese thekson se ky moment do t’i shërbejë për të vazhduar dhe për të forcuar ushtrimin e funksioneve në përputhje me Kushtetutën  e vendit dhe me standardet evropiane.

 

Gjykata Kushtetuese

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.