Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:

Kërkues:    Bashkia e Tiranës.

Subjekte të Interesuara:  Këshilli i Ministrave; Këshilli Kombëtar i Territorit.

Objekt:   1. Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet qeverisjes vendore, Bashkia Tiranë, dhe pushtetit qendror, Këshill i Ministrave/Këshilli Kombëtar i Territorit.
2. Shqyrtimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën dhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore si dhe shfuqizimin si antikushtetues, si akte që bëhen shkak për lindjen e konfliktit, të vendimit nr. 5, datë 18.10.2013 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe rehabilituese mjedisore në zonat me rëndësi kombëtare të trashëgimisë kulturore dhe historike”.
3. Pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 5, datë 18.10.2013 të Këshillit Kombëtar të Territorit deri në përfundimin e shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e ngritura prej subjekteve të interesuara, me vendimin e datës 01.07.2014,  njëzëri

VENDOSI:

 - Rrëzimin e kërkesës.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.