Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 15.01.2015 shqyrtoi çështjen me palë:

Kërkues:     Shoqata e Bashkive të Shqipërisë
Subjekte të Interesuara:   Këshilli i Ministrave; Këshilli Kombëtar i Territorit

Objekti:  Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet qeverisjes vendore (Bashkia Tiranë) dhe pushtetit qendror (Këshilli i Ministrave/Këshilli Kombëtar i Territorit).

Shqyrtimin e pajtueshmërisë me Kushtetutën dhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore si dhe shfuqizimin si antikushtetues, si akt që bëhet shkak për lindjen e konfliktit, të Vendimit nr.1, datë 22.08.2014 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për harmonizimin e instrumentave të planifikimit vendor në funksion të ndarjes së re administrativo-territoriale”.

Pezullimin e vendimit nr.1, datë 22.08.2014 të Këshillit Kombëtar të Territorit, deri në përfundimin e shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.
 
Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e palës kerkuese, prapesimet e subjekteve të interesuara, me vendimin e datës 15.01.2015, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”,

VENDOSI:
 
- Pranimin pjesërisht të kërkesës.

- Shfuqizimin e vendimit nr.1, datë 22.08.2014 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për Harmonizimin e Instrumenteve të Planifikimit Vendor në funksion të ndarjes së re Administrativo-Territoriale”.
 
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.