NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim çështjen me palë:
Kërkues: Një e Pesta e Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Këshilli i Lartë i Drejtësisë
Objekt: Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të ligjit nr. 97/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8136, datë 31.07.1996 “Për Shkollën e Magjistraturës”, të ndryshuar; Pezullimin e zbatimit të ligjit.
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, me vendimin e datës 22.01.2015, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, Gjykata Kushtetuese,
VENDOSI:
- Rrëzimin e kërkesës.