Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

NJOFTIM PËR MEDIAN

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me datë 10.02.2015, mori në shqyrtim kërkesën paraprake që i perket çështjes me:
 
Kërkues:  Presidenti i Republikës
 
Objekt:  1. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i ligjit nr.59/2014 “Për  karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë.
2. Pezullimi i zbatimit të ligjit nr.59/2014 “Për  karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë.
 
Pasi shqyrtoi dhe analizoi kërkesën paraprake për pezullimin e zbatimit të ligjit objekt kërkese, Mbledhja e Gjyqtarëve, bazuar në nenin 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, 
 
VENDOSI:

- Pranimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të neneve 25/3 dhe 26/4 të ligjit nr.59/2014 “Për  karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë “ deri në shpalljen e vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.”

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.