Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, me datë 21.04.2015, mori në shqyrtim kërkesën që i përket:
 
Kërkues:  Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Subjekte të interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Ministria e Mbrojtjes

Objekt:   1. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit nr.59/2014 “Për karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë.
2. Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.59/2014 “Për  karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë.

Pasi shqyrtoi dhe analizoi kërkesën, me vendimin e datës 21.04.2015, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,

VENDOSI:


- Pranimin pjesërisht të kërkesës.
- Shfuqizimin e neneve 25/3 dhe 26/4 të ligjit nr.59/2014 “Për  karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë”.
- Rrëzimin e kërkesës për pretendimet e tjera.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.