Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:

Kërkues: Një Grup Deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë.

Subjekte të Interesuara:  Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Me objekt:  1. Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt (jo më pak se një e katërta e deputetëve);
2. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.66, datë 24.12.2013 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e kërkesës së një grupi deputetësh  “Për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore, si dhe për të njohur dhe verifikuar në thellësi fenomenin e ndërhyrjes dhe bllokimit për disa ditë të sistemeve elektronike tatimore”, si shkak për lindjen e mosmarrëveshjes së kompetencës.   

Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi si dhe prapësimet e ngritura prej subjektit të interesuar, me vendimin e datës 03.04.2014, njëzëri.
 
VENDOSI:

 

1. Pranimin e kërkesës.
2. Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një e katërta e deputetëve dhe Kuvendit të Shqipërisë.
3. Deklarimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr.66, datë 24.12.2013 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e kërkesës së një grupi deputetësh  “Për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore, si dhe për të njohur dhe verifikuar në thellësi fenomenin e ndërhyrjes dhe bllokimit për disa ditë të sistemeve elektronike tatimore””.   

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.