Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:

Kërkues: Një Grup Deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë.

Subjekte të Interesuara:  Këshilli i Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Me objekt: “Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën, i aktit normativ të Këshillit të Ministrave nr. 6, datë 04.10.2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 119/2012 ‘Për buxhetin e vitit 2013’”. Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën, i ligjit nr. 166/2013, datë 24.10.2013 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 6, datë 04.10.2013 të Këshillit të Ministrave, ‘Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 119/2012 “Për buxhetin e vitit 2013’”.”

Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi si dhe prapësimet e ngritura prej subjekteve të interesuara,  

VENDOSI:

 
- Pushimin e gjykimit të çështjes për kontrollin e pajtueshmërisë me Kushtetutën, të aktit normativ të Këshillit të Ministrave nr. 6, datë 04.10.2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 119/2012 ‘Për buxhetin e vitit 2013’” dhe ligjit nr. 166/2013, datë 24.10.2013 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 6, datë 04.10.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 119/2012 ‘Për buxhetin e vitit 2013’”.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.