| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Njoftim

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancën plenare të datës 04.02.2021, çështjen me kërkues shoqata kombëtare “Pronësi me drejtësi”, me objekt: 1. Shfuqizimi si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut i nenit 6, pika 1, shkronja “b” dhe nenit 7, pika 2, shkronjat “a” dhe “b” të ligjit nr. 133/2015, datë 05.12.2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. 2. Shfuqizimi si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të VKM-së nr. 222, datë 23.03.2016 “Për trajtimin e kërkesave për njohje të pronës e të kompensimit të saj” dhe VKM-së nr. 765, datë 20.12.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 222, datë 23.03.2016 të Këshillit të Ministrave  “Për trajtimin e kërkesave për njohje të pronës e të kompensimit të saj”. 3. Shfuqizimi si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të VKM-së nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” dhe VKM-së nr. 766, datë 20.12.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 223, datë 23.03.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” të ndryshuar”. 4. Shfuqizimi si e papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut e VKM-së nr. 89, datë 03.02.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”. 5. Shfuqizimi si e papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut e VKM-së nr. 658, datë 26.09.2012 “Për miratimin e metodologjisë për vlerësimin e pronave të paluajtshme në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata, duke vlerësuar se boshllëku ligjor i konstatuar nuk garanton shpërblimin e drejtë të së drejtës së pronës private dhe cenon parimin e sigurisë juridike dhe se nuk është respektuar standardi i parashikuar në nenin 118 të Kushtetutës, njëzëri,

VENDOSI:
- Pranimin pjesërisht të kërkesës.
- Shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të nenit 7, pika 2, shkronjat “a” dhe “b”, të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
- Shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të pikave 16/2, 16/4 dhe 18 të VKM-së nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.
- Rrëzimin e kërkesës për kërkimet e tjera.
- Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për të plotësuar ligjin nga data e shpalljes së  vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në hyrjen në fuqi të tij.
- Ky vendim hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.


Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.