| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Njoftim

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike të zhvilluara në datat 13.04.2021 dhe 20.04.2021 çështjen me:

Kërkues: Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Objekt: 1. Shfuqizimi i neneve 34, pika 2, shkronja “gj” dhe 38, pika 2, shkronja “e” të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

2. Shfuqizimi i nenit 38, pika 2, të ligjit nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës së Shqipërisë dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese,

VENDOSI:

- Pranimin pjesërisht të kërkesës.

- Shfuqizimin e togfjalëshit “edhe me ndihmën e mjeteve teknologjike të posaçme,”, të parashikuar në nenin 38, pika 2, të ligjit nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës së Shqipërisë dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, si të papajtueshëm me Kushtetutën.

- Rrëzimin e kërkesës për kërkimet e tjera.

- Detyrimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të plotësojë nenin 38, pika 2, të ligjit nr. 12/2018, të lartpërmendur, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.