Në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, neni 26, si dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira të punës në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, bazuar në ligjin nr. Ligjin nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë në shërbimin civil për kategorinë e mesme drejtuese, për një vend të lirë pune në pozicionin:
Drejtor në Drejtorinë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore -kategoria II-B.
Pozicioni më sipër u ofrohet nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele nga brenda dhe jashtë institucionit te Gjykatës Kushtetuese.
Vetëm në rast se për këtë pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicion vakant ai është i vlefshëm për konkurrim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme drejtuese. Në rast se vendi do të mbetet vakant edhe pas kësaj procedure do të plotësohet sipas pikës 4, të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, duke pranuar edhe kandidatë të tjerë që plotësojnë kërkesat për vendin e lirë.
KUSHTET PËR LEVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Afati për dorëzimin e dokumenteve per procedurën e pranimit me lëvizje paralele fillon me datën 17.01.2020 dhe përfundon me datën 27.01.2020.
Grafiku i datave të zhvillimit te procedurës me pranim në shërbim civil:
Gjykata Kushtetuese
Tiranë më 16.01.2020