Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Pjesëmarrje e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar me rastin e 50-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë.

Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga Kryetari i Gjykatës Z. Bashkim Dedja, dhe Drejtori i Kabinetit, Z. Aleksandër Toma, morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë: “Sfidat e sotme në drejtësinë kushtetuese: 1. Parimi i ndarjes së pushteteve dhe mbrojtja e tij nga Gjykata Kushtetuese 2. Kontrolli kushtetues i akteve nënligjore”.
Ky aktivitet u organizua me rastin e 50-vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë.

Punimet e kësaj konference u zhvilluan në Shkup në datën 19 shtator 2014, me pjesëmarrjen e shumë vendeve të rajonit dhe më gjerë dhe u përshëndetën nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë Znj. Elena Gosheva, Presidenti i Republikës së Maqedonisë Z. Gjorgje Ivanov, nga Kryetari i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut Z. Dean Spielmann, nga Zv Presidente e Komisionit të Venecias Znj. Herdis Thorgeirsdottir, nga Ambasadori dhe Shef i Misionit të OSBE në Shkup Z. Ralf Breth, nga Shef i Programit për Europën Juglindore mbi Shtetin e së Drejtës, Konrad Adenauer Stiftung Z. Thorsten Geissler.

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.