Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Pjesëmarrje e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në festimet e 53-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, 27-28 Prill 2015

Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, z. Zühtü ARSLAN, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i kryesuar nga dr. Vladimir KRISTO, mori pjesë në festimet e 53-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, në Ankara (Turqi) në datat 27 - 28 prill 2015.

Me këtë rast Gjykata Kushtetuese e Turqisë organizoi simpoziumin ndërkombëtar me temë “Vlerësimi i vendimeve për kërkesat individuale – sfida dhe zgjidhje” si dhe Ceremoninë e betimit të anëtarëve (gjyqtarëve) të sapo zgjedhur në Gjykatën Kushtetuese të Turqisë.

Dr. Vladimir Kristo zhvilloi takime me delegacionet e Gjykatave Kushtetuese të Rumanisë, të Malit të Zi, të Maqedonisë, të Kosovës, etj. me të cilat diskutoi çështje aktuale të drejtësisë kushtetuese.

Delegacionet e Gjykatave Kushtetuese pjesëmarrëse u priten nga Presidenti i Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan, i cili për nder të tyre shtroi një drekë në Pallatin Presidencial.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.