| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Seancat gjyqësore Janar 2023

Nr. Kërkues Subjekte të Interesuara Objekti Data e seancës Ora
1. 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, seancë plenare publike. Kuvendi i Shqipërisë dhe Olta Xhaçka “Shfuqizimin e vendimeve nr. 83/2022, datë 17.11.2022 të Kuvendit të Shqipërisë "Për mosmiratimin e raportit të pakicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka", dhe nr. 84/2022, datë 17.11.2022 të Kuvendit të Shqipërisë “Për miratimin e raportit të shumicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”, të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”. 18 Janar, 2023 13:00
2. 14 deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, seancë plenare publike Kuvendi i Shqipërisë dhe Olta Xhaçka “Zgjidhja e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10 e deputetëve. 2. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr. 83, datë 17.11.2022 “Për mosmiratimin e raportit të pakicës në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit për kërkesën mbi ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes znj. Olta Xhaçka”, të Kuvendit të Shqipërisë. 3. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 84, datë 17.11.2022 “Për miratimin e raportit të mazhorancës në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit për kërkesat mbi ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimin e mandatit të deputetes znj. Olta Xhaçka”. 18 Janar, 2023 10:00
3. 28 Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë (jo me pak se 1/5 e deputeteve) seancë plenare publike Kuvendi, Këshilli i Ministrave, Autoriteti Konkurrencës. “Shfuqizimi i ligjit nr.41/2022 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”. Shfuqizimi i ligjit nr.51/2022 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit, nr.9, datë 11.05.2022 “Për një shtesë në aktin normativ nr.7, datë 18.03.2022 të Këshillit të Ministrave “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”.”. 31 Janar, 2023 10:00
4. Engjëll Myteveli, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Donika Myteveli, Tefik Myteveli, Xhuljana Myteveli (Shtino), Salie Shishmani, Fillareta Saliaj (Shishmani), Violeta Topçi (Shishmani), Lejla Shishmani, Romeo Papanaumi, Eduart Shmili, Rudina Shmili, Fatri Shishmani, Hafet Gjino, dhe Agjencia e Trajtimit t “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2022-658 i vendimit (69), datë 28.02.2022 të Gjykatës së Lartë; nr.253 i vendimit, datë 11.11.2020 të Gjykatës së Lartë” 26 Janar, 2023 10:00
5. Agron Bajri, seancë plenare mbi baze dokumentesh Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë; Policia Bashkiake; Rakip Shehu; Fitim Collaku “Konstatimi i shkeljes së afatit të arsyeshëm për çështjen administrative nr. 31116-05015-86-2017, të regjistruar në Gjykatën Administrative të Apelit në datën 04.10.2017 dhe përshpejtimi i procedurave për shqyrtimin e saj. Konstatimi i shkeljes së afatit të arsyeshëm për çështjen gjyqësore të regjistruar në Gjykatën e Lartë dhe përshpejtimi i procedurave për shqyrtimin e saj”. 19 Janar, 2023 10:00

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.