| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Seancat gjyqësore Shkurt 2021

Nr. Kërkues Subjekte të Interesuara Objekti Data e seancës Ora
1. Suzana Shota (mbi bazë dokumentesh) Besnik Mustafaj, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore e Kadastrës Kavajë Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.00-2017-704, datë 07.06.2017 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr.00-2017-704 datë 07.06.2017 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë deri në përfundimin e shqyrtimit të çështjes pranë Gjykatës Kushtetuese 25 Shkurt, 2021 10:00
2. Osman Levanaku (mbi bazë dokumentesh Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr.00-2018-217 (30), datë 13.02.2018 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë 23 Shkurt, 2021 11:00
3. Gjykata e Apelit Tiranë (mbi bazë dokumentesh) Këshilli i Ministrave, Kuvendi i Shqipërisë Shfuqizimi, si e papajtueshme me nenin 81, pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i shprehjes “së Apelit” në nenin 29 të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave 23 Shkurt, 2021 10:00
4. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit (Seancë Plenare). Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga Covid-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut. Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i nenit 50, pika 1 dhe 2, të ligjit nr.68/2017 “Për financat e qeverisjes vendore”. Pezullimi i zbatimit të nenit 50, pika 1 dhe 2, të ligjit nr.68/2017 “Për financat e qeverisjes vendore”, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese 18 Shkurt, 2021 10:00
5. Jakup Smaili (mbi bazë dokumentesh) Prokuroria e Përgjithshme Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.(79) 48, datë 29.01.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës; nr.81, datë 28.03.2018 të Gjykatës së Apelit Shkodër; nr.00-2018-240, datë 12.07.2018 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë 16 Shkurt, 2021 11:00
6. Tunxh Vatnikaj (mbi bazë dokumentesh) Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Zyra e Përmbarimit “ALBIUS”. Konstatim i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si rrjedhoje e mosekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë brenda një afati të arsyeshëm 16 Shkurt, 2021 10:00
7. Durim Sulkja (mbi bazë dokumentesh) Enti Kombëtar i Banesave, Drejtoria Rajonale Elbasan; Petro Sinani Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, si rezultat i mosgjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë brenda një afati të arsyeshëm. 11 Shkurt, 2021 11:00
8. Fedhon Meksi, Petrit Skende, Andi Skende, Elvin Skende (mbi bazë dokumentesh) Agjencia e Trajtimit të Pronave Tiranë; Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë; Drejtoria Nr.3 e Punëtorëve të Qytetit të Tiranës; Hyrije Gavoci; Petrit Gavoci; Djana Gavoci; Fatime Luzi; Burbuqe Plasari; Eduart Plasari; Rea Plasari Shfuqizimi, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i vendimeve nr.6953, datë 23.09.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; nr.2048, datë 12.10.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë; nr.00-2017-819, datë 25.05.2017 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Kthimi i çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. 11 Shkurt, 2021 10:00
9. Shoqata Kombëtare “Pronësi me Drejtësi” seancë plenare. Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga Covid-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut. Këshilli i Ministrave; Kuvendi i Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë 1. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut i nenit 6, pika 1, shkronja “b” dhe nenit 7, pika 2, shkronjat “a” dhe “b” të ligjit nr.133/15, datë 05.12.2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. 2. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të VKM-së nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” dhe VKM-së nr.766, datë 20.12.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.223, datë 23.03.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” të ndryshuar. 3. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të VKM-së nr. 222, datë 23.03.2016 “Për trajtimin e kërkesave për njohje të pronës e të kompensimit të saj” dhe VKM-së nr.765, datë 20.12.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.222, datë 23.03.2016 të Këshillit të Ministrave “Për trajtimin e kërkesave për njohje të pronës e të kompensimit të saj”. 4. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të VKM-së nr.89, datë 03.02.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”. 04 Shkurt, 2021 10:00

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.