Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Këshillit të Europës, 16 Janar 2015

 Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Këshillit të Europës, z.Andreas Kiefer, zhvilloi në datën 16 janar 2015 një takim zyrtar në Gjykatën Kushtetuese.

Z. Kiefer u prit në këtë nga takim nga anëtari i Gjykatës Kushtetuese, z. Sokol Berberi, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Gjykate, z. Kujtim Osmani, si dhe znj. Elsa Toska, këshilltare ligjore e Kryetarit.

Z. Kiefer bëri prezantimin e Kongresit si një organizëm pranë Këshillit të Europës, i cili ka si mision vëzhgimin dhe raportimin rreth aktivitetit të organeve të qeverisjes vendore, përfshirë edhe zgjedhjet vendore, në vendet anëtare të Këshillit si dhe dhënien e rekomandimeve me objektiv përmirësimin e situatës.

Gjatë takimit z. Kiefer u njoh me qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështje të qeverisjes vendore. Z. Berberi shpjegoi që Gjykata Kushtetuese në vendimet e saj ka pasur gjithmonë parasysh mbrojtjen e garancisë së autonomisë së qeverisjes vendore si dhe respektimin e Kartës Europiane për Vetë-Qeverisjen Vendore, dhe kjo është bërë edhe për të krijuar një kulturë në drejtim të ruajtjes së autonomisë vendore.
Z. Kiefer ishte në Tiranë në kuadrin e projektit “Fuqizimi i strukturave të qeverisjes vendore dhe i bashkëpunimit të të zgjedhurve vendorë në Shqipëri”.
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.