| Bookmark and Share

Vendime te muajit Dhjetor 2024

NJOFTIME MBI VENDIMET E KOLEGJEVE/MBLEDHJES SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTEUTESE “PËR KALIMET E ÇËSHTJEVE NË SEANCË PLENARE”

GJATË MUAJIT DHJETOR 2024

Nr.

NUMËR REGJISTRI THEMELTAR

KËRKUES

SUBJEKTE TË INTERESUARA

OBJEKTI

DATA E VENDIMMARRJES

VENDIMMARRJA

1.

Nr. 18 (K) 2024 Regjistri Themeltar

Kliton Spahiu

1. Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë.

2. Këshilli i Lartë Gjyqësor.

3. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-3089, datë 11.07.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Konstatimi i shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe gjykimi i çështjes me procedurë të përshpejtuar nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë.

03.12.2024

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.

2.

Nr. 38 (A) 2024 Regjistri Themeltar

Aleksandër Gjonmarkaj

Prokuroria e Përgjithshme

Shpalljen antikushtetues dhe shfuqizimin e vendimeve gjyqësore nr. 00-2024-797, datë 02.05.2024 të Gjykatës së Lartë; nr. 233, datë 17.06.2019 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe nr. 555, datë 20.10.2017 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

06.12.2024

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.

3.

Nr. 2 (Q) 2024 Regjistri Themeltar

Qerime Hoti; Qamil Hoti

1. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Elbasan;

2. Shoqëria Përmbarimore Private “BAILIFF OFFICERS” SHPK (ish-shoqëria përmbarimore private “ZIKE” SHPK)

Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. (80-2024-501) 492, datë 23.02.2024 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

10.12.2024

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.

4.

Nr. 28 (E) 2024 Regjistri Themeltar

Edmond Mamushi

1.Prokuroria e Përgjithshme.

Shfuqizimi i vendimeve nr. 22/22-2018-127, datë 17.04.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet; nr. 20-2018-830/104, datë 17.10.2018 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër; nr. 00-2024-1285, datë 11.07.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kthimi i çështjes për rigjykim

17.12.2024

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.

5.

Nr. 11 (H) 2024 Regjistri Themeltar

Hysni Mullalli

1. Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore, Tiranë.

Shfuqizimi i vendimit nr. 1983, datë 20.07.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë, vendimit nr. 454, datë 01.03.2017 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe vendimit nr. 67(86-2024-82), datë 29.01.2024 të Gjykatës Administrative të Apelit, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (referuar më poshtë – Kushtetuta). 2. Gjithashtu, kërkuesi kërkon konstatimin e shkeljes së të drejtës së tij kushtetuese për një proces të rregullt, si rezultat i cenimit të së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm.

18.12.2024

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.

6.

Nr. 13 (T) 2024 Regjistri Themeltar

Tunxh Vatnikaj

1. Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 42, datë 28.02.2020 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe nr. 310, datë 11.07.2024 të Gjykatës së Lartë (Kolegji Administrativ). 2. Shfuqizimin si antikushtetues të vendimit nr. 243, datë 29.10.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për refuzimin e kërkesës së z. Tunxh Vatnikaj për kthimin në funksionin e gjyqtarit.

26.12.2024

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.