| Bookmark and Share

Vendime te muajit Janar 2025

  NJOFTIME MBI VENDIMET E KOLEGJEVE/MBLEDHJES SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTEUTESE “PËR KALIMET E ÇËSHTJEVE NË SEANCË PLENARE”

GJATË MUAJIT JANAR 2025

Nr.

NUMËR REGJISTRI THEMELTAR

KËRKUES

SUBJEKTE TË INTERESUARA

OBJEKTI

DATA E VENDIMMARRJES

VENDIMMARRJA

1

Nr. 12 (G) 2024 Regjistri Themeltar

1. Geg Ndoci

2. Age Ndoci

1. Shoqëria e Sigurimeve “Atlantik” sh.a.

2. Shoqëria “Japan Servis” sh.p.k.

Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2024-1095, datë 20.03.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë; nr. 548, datë 10.03.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 12276, datë 22.12.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

03.01.2025

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.

2

Nr. 6 (Nj) 2024 Regjistri Themeltar

Një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

1. Kuvendi i Shqipërisë.

2. Këshilli i Ministrave

Shfuqizimin e ligjit nr.21/2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Marrëveshjet Ndërkombëtare. Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.21/2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura”, derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet me vendim përfundimtar për themelin e çështjes.

08.01.2025

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike.

3

Nr. 18 (F) 2024 Regjistri Themeltar

1.Festim Elezaj, 2.Eglantina Elezaj,

2.Fabiola Begaj

1. Byroja Shqiptare e Sigurimit.

2. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të Rregullores së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, AMF, “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, Krerët III, IV, V, VI “Metodologjia e përllogaritjes së dëmit shëndetësor” Vlerësimi i dëmeve” dhe nenit 14, pika 1, shkronja “e” miratuar me vendimin e bordit të AMF nr. 53, datë 25.06.2009, ndryshuar me vendimin e bordit të AMF nr. 168, datë 13.12.2011, nr. 72, datë 04.04.2018 dhe nr. 91, datë 31.05.2019. Shfuqizimi i vendimeve nr. 00-2024-2568, datë 05.06.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, nr. 970, datë 08.09.2014 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 7522, datë 30.06.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

14.01.2025

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.

4

Nr. 34 (Sh) 2024 Regjistri Themeltar

Shoqëria “Erda” sh.p.k

1. Shoqëria “Alb-Italia Costruzione” sh.p.k.

Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2023-1328 (173), datë 04.04.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën. Dërgimi i çështjes për rigjykim në të njëjtën gjykatën tjetër trup gjykues.

14.01.2025

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.

5

Nr. 23 (P) 2024 Regjistri Themeltar

1.Pëllumb Gjoka

2.Shoqëria “Imperial Group” sh.a.

3. Kolë Gjoka

1. Shoqëria “Xhenis-Sh” sh.p.k.

2. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-423, datë 07.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të vendimit nr. 167 (87-2023-270), datë 27.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimit nr. 422, datë 23.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë e paluajtshme të regjistruara në ASHK, Shkodër në emër të shoqërisë “Imperial Group” sh.a. dhe të shtetasit Kolë Gjoka (në ZK 3072 me nr. 1083/4 dhe 1083/6 në Vol. 10, fq. 86 dhe 88).

20.01.2025

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.

6

Nr. 14 (I) 2024 Regjistri Themeltar

Ilir Lleshi

1. Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Dibër.

2. Artan Murati.

3. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi

1. Shfuqizimin dhe shpalljen si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit “Për kthimin e kërkesës” Nr. 77105-00071-00-2024 i Regjistrit Themeltar Nr. 00-2024-3390 i vendimit datë 01.08.2024 të Gjykatës së Lartë, marrë njoftim/dijeni më datë 09 shtator 2024 referuar “Dëftesës së komunikimit”, datë 04.09.2024 të Gjykatës së Lartë (këtu e më poshtë referuar si “vendimi 3390/2024 i GJL”; dhe 2. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimin e procedurës së gjykimit nga Gjykata Administrative e Apelit për sa i përket çështjes Nr. 13703 Akti dhe nr. sistemi 31112-01973-86-2018, datë regjistrimi 24 maj 2018 në lidhje me vendimin nr. 1156, datë 29.03.2018 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë; dhe 3. Urdhërimin e Gjykatës Administrative të Apelit që ka të regjistruar çështjen me Nr. 13703 Akti dhe nr. sistemi 31112-01973-86-2018, datë regjistrimi 24 maj 2018 të procedojë brenda një afati të arsyeshëm të shqyrtimit të kësaj çështjeje; dhe 4. Konstatimi i shkeljes së aksesit në një gjykatë të caktuar me ligj për shkak të kthimit të kërkesës së paraqitur nga kërkuesi dhe me pa të drejtë ankimi ndaj vendimit 3390/2024 të Gjykatës së Lartë; dhe 5. Konstatimi i mungesës së një mjeti efektiv për konstatimin, dëmshpërblimin dhe përshpejtimin e procedurave të sipërpërmendura; dhe 6. Konstatimin e statusit të “viktimës” përgjatë procesit gjyqësor si pasojë dhe rrjedhojë direkt e shkeljes së aksesit në një gjykatë të krijuar me ligj dhe afatit të arsyeshëm në përputhje me Scordino kundër Italisë; dhe 7. Rehabilitimi dhe zhdëmtimi në përputhje me ligjin, pasi dëmi/dëmtimi është shkaktuar/ka ardhur për shkak të vendimit të paligjshëm dhe të konkretizuar sipas vendimit 3390/2024 të Gjykatës së Lartë; dhe 8. Pas konstatimit të shkeljeve veçmas dhe të gjitha së bashku (1) deri (7) të caktojë një shpërblim të drejtë në referim të Olivieri dhe të tjerë kundër Italisë dhe Verrascina dhe të tjerë kundër Italisë.

27.12.2024

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.

7

Nr. 19 (K) 2024 Regjistri Themeltar

Kliton Spahiu

1. Këshilli i Lartë Gjyqësor

2. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-2809, datë 02.07.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Konstatimi i shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe gjykimi i çështjes me procedurë të përshpejtuar nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë.

27.12.2024

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.

8

Nr. 19 (F) 2024 Regjistri Themeltar

Fatos Gjini

1. Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë.

2. Komisariati i Policisë Delvinë.

Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 00-2022-3138 (393), datë 22.11.2022 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.

21.01.2025

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.

9

Nr. 10 (R) 2024 Regjistri Themeltar

Rafet Dokollari

1. Përmbaruesi Gjyqësor Rigels Dikellari.

2. Këshilli i Ministrave

Konstatimi i shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimi i procedurave në procedurën e ekzekutimit të titullit ekzekutiv, vendimit nr. 413, datë 08.06.2017. Detyrimi i Këshillit të Ministrave të dëmshpërblejë dëmin financiar për vonesën e pagesës, si dhe fitimin e munguar.

22.01.2025

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.

10

Nr. 16 (S) 2024 Regjistri Themeltar

1.Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shqiptar

1. Këshilli i Ministrave

Shfuqizimi pjesërisht si antikushtetues i vendimit nr. 425, datë 26.06.2024 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e strukturës dhe të nivelit të pagave të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jomësimorë në institucionet arsimore dhe në institucionet plotësuese të sistemit arsimor parauniversitar”, pikërisht pika 2/ii Vlera e shtesës së nivelit të kualifikimit për grupin vetëm Niveli 7 i Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK) master profesional dhe Niveli 6 i KSHK-s dhe Lidhja nr. 4 si pjesë përbërëse e vendimit nr. 425, datë 26.06.2024 të Këshillit të Ministrave për pjesën e vlerës së shtesës së nivelit të kualifikimit për Grupin e Diplomës 2, KSHK 7 dhe Grupin e Diplomës 3, KSHK 6.

24.01.2025

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.

11

Nr. 10 (L) 2024 Regjistri Themeltar

1.Luan Mumajesi,

2.Isuf Mumajesi,

3.Majlinda Mumajesi,

4.Enver Mumajesi,

5.Pullumb Mumajesi

1. Agjencia e Trajtimit të Pronave,

2. Avokatura e Shtetit,

3. Petrit Mumajesi,

4. Besnik Mumajesi,

5. Fatbardha Mumajesi, 6. Arben Mumajesi

Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe KEDNJ i vendimit nr. 00-2024-1060 (115), datë 13.03.2024 të Gjykatës së Lartë.

27.01.2025

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.

12

Nr. 32 (Sh) 2024 Regjistri Themeltar

1. Shoqëria “Marlen” sh.p.k.

1 Bashkia Tiranë;

2. Avokatura e Shtetit

Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr. 00-2024-1166 (117), datë 25.03.2024 të Kolegji Administrativ të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë Tiranë me tjetër trup gjykues

29.01.2025

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.

13

Nr. 5 (O) 2024 Regjistri Themeltar

1. Onejda Ymeraj

1 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 1272, datë 11.07.2024 të Gjykatës së Lartë dhe nr. 93, datë 17.05.2024 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

28.01.2025

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.