Vendime te muajit Janar 2025
NJOFTIME MBI VENDIMET E KOLEGJEVE/MBLEDHJES SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTEUTESE
“PËR KALIMET E ÇËSHTJEVE NË SEANCË PLENARE”
GJATË MUAJIT JANAR 2025
Nr. |
NUMËR REGJISTRI THEMELTAR |
KËRKUES |
SUBJEKTE TË INTERESUARA |
OBJEKTI |
DATA E VENDIMMARRJES |
VENDIMMARRJA |
1 |
Nr. 12 (G) 2024 Regjistri Themeltar |
1. Geg Ndoci
2. Age Ndoci |
1. Shoqëria e Sigurimeve “Atlantik” sh.a.
2. Shoqëria “Japan Servis” sh.p.k. |
Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2024-1095, datë 20.03.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë; nr. 548, datë 10.03.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 12276, datë 22.12.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. |
03.01.2025 |
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
2 |
Nr. 6 (Nj) 2024 Regjistri Themeltar |
Një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë |
1. Kuvendi i Shqipërisë.
2. Këshilli i Ministrave |
Shfuqizimin e ligjit nr.21/2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Marrëveshjet Ndërkombëtare. Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.21/2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura”, derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet me vendim përfundimtar për themelin e çështjes. |
08.01.2025 |
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike. |
3 |
Nr. 18 (F) 2024 Regjistri Themeltar |
1.Festim Elezaj, 2.Eglantina Elezaj,
2.Fabiola Begaj |
1. Byroja Shqiptare e Sigurimit.
2. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. |
Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të Rregullores së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, AMF, “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, Krerët III, IV, V, VI “Metodologjia e përllogaritjes së dëmit shëndetësor” Vlerësimi i dëmeve” dhe nenit 14, pika 1, shkronja “e” miratuar me vendimin e bordit të AMF nr. 53, datë 25.06.2009, ndryshuar me vendimin e bordit të AMF nr. 168, datë 13.12.2011, nr. 72, datë 04.04.2018 dhe nr. 91, datë 31.05.2019. Shfuqizimi i vendimeve nr. 00-2024-2568, datë 05.06.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, nr. 970, datë 08.09.2014 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 7522, datë 30.06.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. |
14.01.2025 |
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
4 |
Nr. 34 (Sh) 2024 Regjistri Themeltar |
Shoqëria “Erda” sh.p.k |
1. Shoqëria “Alb-Italia Costruzione” sh.p.k. |
Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2023-1328 (173), datë 04.04.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën. Dërgimi i çështjes për rigjykim në të njëjtën gjykatën tjetër trup gjykues. |
14.01.2025 |
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |