Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Vizitë studimore e delegacionit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në Gjykatën Kushtetuese të Kroacisë, 24-26 prill 2016

Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përbërë nga z. Kujtim Osmani, Sekretar i Përgjithshëm, z. Kujtim Sheshi, drejtor i Drejtorisë Ekonomike dhe i Burimeve Njerëzore, znj. Kaliona Nushi, znj. Jonida Kondili dhe znj. Fiona Papajorgji, këshilltare, zhvilloi një vizitë studimore pranë Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë.

Gjatë vizitës u shkëmbyen përvoja dhe u diskutua mes përfaqësuesve të stafit administrativ të të dyja gjykatave Kushtetuese për fushën e gjykimit kushtetues dhe të administrimit të gjykatave.
Delegacioni zhvilloi takime pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë, Dr. Teodor Antić, dhe me drejtues të strukturave homologe përkatëse të kësaj Gjykate, ku u diskutuan mbi kompetencat reciproke të të dy gjykatave kushtetuese.
 
Delegacioni u prit në një takim të veçantë nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë, znj. Jasna Omejec, e cila theksoi vazhdimësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha me interes të përbashkët për të dyja institucionet tona kushtetuese.
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.