PrintClose



Kërkesa

Viti:  2017
Data e ardhjes:  
Kërkues:  SHOQATA KOMBËTARE E GJYQTARËVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, përfaqësuar në gjykim nga kryetari i saj, z. Erjon Bani. UNIONI I GJYQTARËVE TË SHQIPËRISË, përfaqësuar në gjykim nga z. Genti Dokollari, me autorizim.
Subjekti i Interesuar:  KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, përfaqësuar në gjykim nga znj. Vasilika Hysi dhe znj. Yllka Banushi, me autorizim.
Objekti:  1. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i nenit 7, pika 2, shkronjat a dhe c; nenit 59, pika 1, shprehja zëvendëskryetari; nenit 62, pika 8, shprehja 2 anëtarë jogjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar dhe pika 13, shprehja 2 anëtarë jogjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar; nenit 68, pika 6; nenit 76, pika 2; nenit 157, pika 1, shprehja zëvendëskryetari; nenit 160, pika 8, shprehja 2 anëtarë joprokurorë dhe pika 13, shprehja 2 anëtarë joprokurorë dhe 1 anëtar prokuror; nenit 166, pika 6; nenit 175, pika 2, të ligjit nr.115/2016 Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë. 2. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i nenit 12, pika 2, shkronjat b dhe c; nenit 42, pika 3, shkronjat a, b, c, ç, dhe pikat 8 e 9 të tij; nenit 43; nenit 47, pika 2, shkronja a, shprehja ...nga të cilat të paktën pesë vjet si gjyqtar në fushën e drejtësisë kriminale... dhe shkronja b, shprehja ...nga të cilat të paktën pesë vjet si gjyqtar për çështjet penale..., pika 4, shprehja ...nga të cilat të paktën pesë vjet në fushën e së drejtës përkatëse të përshtatshme për pozicionin e lirë..., dhe pika 5, shprehja nga të cilat të paktën pesë vjet në fushën e së drejtës përkatëse të përshtatshme për pozicionin e lirë; nenit 53, pikat 11 dhe 12, të ligjit nr.96/2016 Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. 3. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i nenit 4, pika 2, shprehja ose në vlerësimin tërësor të procedurave; nenit 36, pika 3, shprehja ose për personat e dyshuar si të përfshirë në krimin e organizuar për qëllim të këtij ligji; nenit 37, shkronjat b, c dhe ç; nenit 38, pika 1, shprehja në informacione konfidenciale, si dhe informacione të tjera të disponueshme, pika 4, shkronja b, shprehja ose personi i lidhur me të, shkronja c, shprehja ose një person i lidhur me të dhe shkronja d, fjalia e dytë me përmbajtje Anëtarësia e dyshuar e personit në krimin e organizuar duhet të jetë e njohur, e publikuar ose të jetë një çështje e dokumentuar në regjistrat përkatës; nenit 39, pika 1, shprehja ose me persona të dyshuar të krimit të organizuar; neni 49, pika 1, shkronja ç dhe pika 2; nenit 54; nenit 56, pika 1, shprehja jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji; nenit 61, pika 5, të ligjit nr.84/2016 Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Vendimi i Kolegjit / Mbledhjes së Gjyqtarëve

Numër:  
Data:  
Vendosi:  
Data seancës:          Ora:  

Vendimi Përfundimtar i Gjykatës

Numër:  78
Data:  12.12.2017
Vendosi:  Pranuar kërkesa

Të Tjera

Indeksi Sistematik:  1.1.9. Partitë politike dhe organizata të tjera
Vendimi i Plotë:  Nr: 78 Date: 12.12.2017
© 2008 Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë. Të gjitha të drejtat e rezervuara.