Objekti: | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i nenit 48, pika 2, shprehja si dhe tarifën e mirëmbajtjes së Sistemit Qendror të Monitorimit On-line që duhet të paguajnë shoqëritë e licencuara dhe i nenit 70, pika 12, shprehja tarifa e mirëmbajtjes së tij që duhet të paguajnë shoqëritë e licencuara të ligjit nr.155, datë 21.12.2015 Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar.
Shfuqizimi si e papajtueshme me Kushtetutën i fjalisë së fundit të pikës 1 të dispozitave të përgjithshme dhe i pikave 2 dhe 3 të kreut VI të VKM-së nr.647, datë 14.09.2016 Për përcaktimin e mënyrës dhe kritereve të përzgjedhjes të operatorit që do të ndërtojë Sistemin Qendror të Monitorimit On-line (SQMO) si dhe autoritetin përgjegjës për zhvillimin e procedurave të përzgjedhjes.
Shfuqizimi si e papajtueshme me Kushtetutën i pikës 1 të VKM-së nr.331, datë 12.04.2017 Për miratimin e tarifës së mirëmbajtjes së sistemit qendror të monitorimit on-line (SQMO) që duhet të paguajnë shoqëritë e licencuara në lidhje me tarifat e mirëmbajtjes për kategorinë baste sportive.
|