Z. Vladimir Kristo, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, priti zj. Yvana Enzler, Ambasadore e Konferederatës së Zvicrës në Tiranë me kërkesë të kësaj të fundit. Kryetari Kristo informoi Ambasadoren Enzler për organizimin, funksionet, kompetencat e Gjykatës Kushtetuese dhe vendin e saj në sistemin e institucioneve kushtetuese shqiptare.
Gjatë takimit, që u zhvillua në frymë miqësore, palët shprehën vullnetin e përbashkët për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe të bashkëpunimit midis Gjykatës Kushtetuese dhe Tribunalit Federal të Zvicrës.