Programi i Transparencës |
Eugen Papandile
Diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1997. Pas përfundimit të studimeve ka punuar si jurist në disa organizata të ndryshme. Në vitin 2001 ka marrë titullin avokat dhe është angazhuar në konsulenca ligjore dhe si koordinator projektesh. Në periudhën 2004-2005 ka punuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Kodifikimit pranë Ministrisë së Drejtësisë. Në periudhën 2005 – 2013, ka kryer detyrën e ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë. Në periudhën prill 2013 – dhjetor 2017 ka kryer detyrën e Këshilltarit të Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Është angazhuar në mësimdhënie si lektor i së drejtës penale dhe si trajnues pranë Shkollës së Magjistraturës. Është autor i disa punimeve dhe artikujve shkencorë në fushën penale dhe kriminologjike dhe pjesëmarrës në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Që prej vitit 2018 kryen detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Gjykatën Kushtetuese.