Ku mund të aksesohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese?
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese publikohen në faqen e saj zyrtare www.gjk.gov.al kurse vendimet përfundimtare publikohen edhe në Fletoren Zyrtare.
Çdo subjekt i interesuar mund t`i drejtohet Gjykatës me shkrim për të marrë një kopje të vendimit.
Cilat janë format që Gjykata Kushtetuese komunikon me publikun dhe median?
Gjykata Kushtetuese komunikon me publikun dhe median nëpërmjet rubrikës së njoftimeve www.gjk.gov.al, nëpërmjet komunikimeve direkte me gazetarët/përfaqësuesit e mediave, komunikatave për shtyp, komunikimeve me individët, nëpërmjet programit të transparencës dhe kthimit të përgjigjeve në rrugë administrative.