| Bookmark and Share

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTETUESE GJATË MUAJIT QERSHOR 2024

Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Nr. Kërkues Nr/date
regjistri themeltar
Objekti Data e
vendimmarrjes
Dispozitivi
1. Eleonora Poga, Gjergji Shalësi, Petrika Shalësi, Sofiana Shakaj, Rozi Beqiri, Zaira Poga Nr.23 (E) 2023 Regjistri Themeltar, datë 20.10.2023 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut (KEDNJ) të vendimit nr. 00-2023-2461, datë 08.06.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, vendimit nr. 2985, datë 30.09.2016 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, si dhe vendimit nr. 8583, datë 22.07.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 2. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 342, datë 26.05.2005 “Për miratimin e listës së inventarit dhe transferimin e pronave të klubit të futbollit “Tirana” në pronësi të Bashkisë Tiranë” në pjesën ku disponohet për pasurinë truall me sipërfaqe 348 m² të regjistruar në regjistrin hipotekor me nr. 6580, datë 23.09.1996 në pronësi të Stefan Poga, Evanthi Poga me nga 3/9 pjesë dhe Elsa Poga, Sofiana Poga, Rozi Poga me nga 1/9 pjesë që kufizohet lindja parcelë 443, perëndimi parcelë 439 e pjesërisht rruga “Muhamet Gjollesha”, Veriu rrugë në Projekt, jugu parcela 440. 04 Qershor, 2024 Rrëzimin e kërkesës.
2. Bardhyl Ibra Nr.15 (B) 2023 Regjistri Themeltar, datë 14.11.2023 1. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2023-3346, datë 26.07.2023 të Gjykatës së Lartë. 2. Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit brenda afatit të arsyeshëm të parashikuar në pikën 1 të nenit 399/7 e 399/6, pika 1 të KPC të ankimit të ushtruar nga të paditurit Avokatura e Shtetit e Ministria e Financës dhe Ekonomisë kundër vendimit nr. (11-2019-4385) 1190, datë 25.07.2019, të ish Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të shkallës së Parë Durrës, sot Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e regjistruar në ish Gjykatën e Apelit Durrës, nr. 21234-01281-10-2019, date 12.09.2019 dhe përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes sa më pare të jetë e mundur nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. 04 Qershor, 2024 Rrëzimin e kërkesës.
3. Laert Kola Nr.22 (L) 2023 Regjistri Themeltar, datë 20.12.2023 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2023-5019, datë 04.10.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 2. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm, përshpejtimin e procedurave dhe shpërblimin e dëmit. Kohëzgjatjen e paarsyeshme në procedurat e gjykimit të çështjes nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, cenimin e së drejtës për një proces të rregullt gjyqësor nga kjo gjykatë. 3. Konstatimin e mungesës së një mjeti efektiv për përshpejtimin e gjykimit dhe shpërblimit të dëmit në zbatim të vendimit nr.3, datë 17.02.2022 të Gjykatës Kushtetuese. 11 Qershor, 2024 1.Pranimin e kërkesës. 2.Konstatimin e shkeljes së të drejtës për një proces të rregullt për shkak të mungesës së efektivitetit të mjetit kompensues.
4. Arlinda Mulgeci Nr.64 (A) 2023 Regjistri Themeltar, datë 28.12.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 279, datë 12.09.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë (dhomë këshillimi). 2. Dërgimin e çështjes për shqyrtim Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 11 Qershor, 2024 1.Pranimin e kërkesës; 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-3297(279), date 12.09.2023 të Gjykatës së Lartë. 3. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
5. Françesk Vala Nr.15 (F) 2023 Regjistri Themeltar, datë 30.11.2023 Kërkohet deklarimi antikushtetues i vendimit nr. 150, datë 11.05.2023 Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, për pjesën respektive që i përket të gjykuarit Françesk Kole Vala, pasi janë lejuar shkelje të rënda të dispozitave kryesore të Konventës Europiane “Për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut”, Kushtetutës së RSH, Kodit të Procedurës Penale si dhe dispozitave të tjera që lidhen me gjykimin dhe mënyrën e dhënies së vendimit. 2. Prishjen e vendimit nr. 150, datë 11.05.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për pjesën respektive që i përket të gjykuarit Françesk Kole Vala, për shqyrtim pranë asaj gjykate. 11 Qershor, 2024 1.Pranimin e kërkesës; 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-1247, date 11.05.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për pjesën respektive që i përket të gjykuarit Francesk Vala; 3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
6. 45 deputete te Kuvendit te Shqipërisë (jo më pak se 1/5 e deputetëve) Nr.4 (Nj) 2023 Regjistri Themeltar, datë 19.12.2023 1. Shfuqizimi i vendimit nr. 126/2023 të Kuvendit të Shqipërisë “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë. 2. Pezullimin e vendimit nr. 126/2023 të Kuvendit të Shqipërisë “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, deri në dhënien e një vendimi përfundimtar. 19 Qershor, 2024 1.Pranimin pjesërisht të kërkesës. 2. Shfuqizimin e nenit 4 të vendimit nr. 126/2023, datë 14.12.2023 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në pjesën që ai shton në nenin 65/1 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë pikën 6, shkronja “a”, pikën 7, sh
7. Anastas Risto Nr.62 (A) 2023 Regjistri Themeltar, datë 19.12.2023 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut të vendimit nr. 00-2023-2152, vendimi (281) të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 20 Qershor, 2024 Rrëzimin e kërkesës.
8. Shaban Kapllanaj Nr.34 (Sh) 2023 Regjistri Themeltar, datë 29.12.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2023-1151, datë 03.07.2023 të Gjykatës së Lartë, i vendimit nr. 1195, datë 15.12.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vendimit nr. 183, datë 01.02.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë. 20 Qershor, 2024 Rrëzimin e kërkesës.
9. Lulzim Jajaga Nr.20 (L) 2023 Regjistri Themeltar, datë 29.12.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimeve nr.00-2023-3164, datë 26.07.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë; nr. 1392, datë 04.06.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë. Lënien në fuqi të vendimit nr. 3817, datë 24.03.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 20 Qershor, 2024 1. Pranimin pjesërisht të kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-3164, datë 26.07.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 3. Dërgimi i çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.