| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Njoftim

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 15.11.2022 mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, me objekt shfuqizimin e nenit 12, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar me nenin 2, pika 1, të ligjit nr. 50/2021, si dhe të nenit 1, pika 7, paragrafi i dytë, shkronjat “a”, “b” dhe “c” të ligjit nr. 8097, datë 21.03.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar me nenin 1, pika 1, të ligjit nr. 166/2020, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

 

Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, Gjykata Kushtetuese, bazuar në nenet 131, pika 1, shkronja “a”, 134, pika 1, shkronja “h” dhe pika 2, si dhe nenin 138 të Kushtetutës dhe nenet 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, njëzëri,

 

VENDOSI:

1. Pranimin e kërkesës.

2. Shfuqizimin e nenit 12, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

3. Shfuqizimin e nenit 1, pika 7, paragrafi i dytë, shkronjat “a”, “b” dhe “c” të ligjit nr. 8097, datë 21.03.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.