Nr. | Kërkues | Subjekte të Interesuara | Objekti | Data e seancës | Ora |
1. | Zhaneta Asko (mbi bazë dokumentash) | Shoqëria “Ujësjellësi Fshat” Sh.a Korçë; Përmbarues Gjyqësor Privat Rigels Dikellari | Konstatimi i cenimit të procesit të rregullt ligjor, si pasojë e mosekzekutimit të vendimit të formës së prerë nr.157, datë 14.05.2008 të Gjykatës së Apelit Korçë, brenda një afati të arsyeshëm. Detyrimin e subjektit të interesuar dhe institucionit epror të marrë masa për ekzekutimin e detyrimit të përcaktuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, së bashku me shpenzimet procedurale në shumën totale prej 727 708 lekë. Dëmshpërblimin e dëmit të shkaktuar si pasojë e mosekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë. | 30 Qershor, 2016 | 12:00 |
2. | Gjykata e Lartë (mbi bazë dokumentash) | Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Prokuroria e Përgjithshme | Shfuqizimi i nenit 80, pika 2 të Kodit të Procedurës Penale si dispozitë që vjen në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 29 Qershor, 2016 | 11:00 |
3. | Uran Dragoni (mbi bazë dokumentash) | Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; Avokatura e Shtetit, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, Bujar Dosti | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve nr.2466, datë 18.10.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr.104, datë 16.01.2015 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. | 29 Qershor, 2016 | 10:00 |
4. | Bledar Bejaj (mbi bazë dokumentash) | Prokuroria e Përgjithshme | Konstatimi i cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit dy herë për të njëjtën vepër penale. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 00-2015-2856, datë 19.11.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. | 21 Qershor, 2016 | |
5. | Luan Pashollari (mbi bazë dokumentash) | Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit; Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.00-2015-965 (76), datë 12.02.2015 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. | 16 Qershor, 2016 | 10:00 |
6. | Vehab Aliu (mbi bazë dokumentash) | Bashkia Tiranë, Shoqëria Përmbarimore “JUS” Sh.p.k. | Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, si rrjedhojë e mosekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë nr. 937, datë 25.02.2015 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. | 14 Qershor, 2016 | 11:00 |
7. | Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit (mbi bazë dokumentash) | Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Ministria e Punëve të Brendshme | Konstatimi i cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor si rrjedhojë e mosgjykimit brenda një afati të arsyeshëm. Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i neneve 45, 50, 56, 63 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, hyrë në zbatim me dekretin nr.8349, datë 14.10.2013 “Për fillimin e funksionimit të gjykatave administrative”. | 14 Qershor, 2016 | 10:00 |
8. | Gjykata e Apelit për Krime të Rënda (mbi bazë dokumentash) | Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave | Shfuqizimi si antikushtetues i neneve 13 dhe 14 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, sipas interpretimit të bërë me vendimin unifikues nr.2, datë 20.06.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. | 08 Qershor, 2016 | 11:00 |
9. | Gjykata e Lartë (mbi bazë dokumentash) | Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë | Vlerësimin e pajtueshmërisë me Kushtetutën të dispozitës së shkronjës “ç”të pikës 2, të nenit 33 të ligjit nr.9877/2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, ku parashikohet masa disiplinore ndaj gjyqtarit: “ç) dërgimi për 1 deri në 2 vjet në një gjykatë të të njëjtit nivel jashtë rrethit gjyqësor ku gjyqtari ka emërimin e tij;”. | 08 Qershor, 2016 | 10:00 |
10. | Neritan Tabaku (mbi bazë dokumentash) | Këshilli i Lartë i Drejtësisë | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.5, datë 12.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë dhe nr.301/2, datë 07.12.2012 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. | 03 Qershor, 2016 | 11:00 |
11. | Marsel Nela (mbi bazë dokumentash) | Prokuroria e Përgjithshme | Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr. 309, datë 27.12.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë; nr. 09, datë 16.09.2011 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe nr. 00-2014-1066, datë 04.07.2014 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. | 03 Qershor, 2016 | 10:00 |
12. | Frensis Qazolli (mbi bazë dokumentash) | Shoqëria e Sigurimeve “Atlantik” Sh.a. | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 00-2015-3077 (368), datë 16.09.2015 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. | 02 Qershor, 2016 | 11:00 |
13. | Selamet Berisha (mbi bazë dokumentash) | Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit, Zyra Përmbarimore Tiranë | Konstatimi i cenimit të së drejtës për shkak të një procesi të parregullt ligjor, si rrjedhojë e mosekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr. 836, datë 06.02.2012 brenda një afati të arsyeshëm. | 02 Qershor, 2016 | 10:00 |