| Bookmark and Share

Seancat gjyqësore Tetor 2024

Nr. Kërkues Subjekte të Interesuara Objekti Data e seancës Ora
1. Shoqata Ndërtuesve të Shqipërisë, seancë plenare publike Këshilli i Ministrave “Shfuqizimin e pjesshëm të vendimit nr. 457, datë 26.07.2023 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime në vendimin nr. 132, datë 07.03.2018 të Këshillit të Ministrave “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës së taksës, si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternativ të detyrimit të taksës”, të ndryshuar” (VKM nr. 457/2023) shkronjës “dh” të Aneksit 2, si dhe në pjesën që ka ometuar të përcaktoje në Aneksin 1, pika a.2) se çmimet mesatare referuese të shitblerjes së ndërtesave që përdoren për qëllime banimi për Bashkinë Tiranë, do të zbatohen për lejet e ndërtimit të dhëna pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, si të papajtueshëm me Kushtetutën. 2. Pezullimin e zbatimit të shkronjës “dh” të Aneksit 2, si dhe pikës a.2) të Aneksit 1, për lejet e ndërtimit të dhëna përpara hyrjes në fuqi të VKM-së nr. 457/2023 deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”. 15 Tetor, 2024 12:00
2. Avenir Ballvora, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Shaqir Shtishi “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 683, datë 22.11.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë në çështjen civile me nr. 11243-01147-00-2016, nr. 10342, datë 28.10.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pikën 2 të vendimit nr. 212, datë 29.01.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë lidhur me dëmshpërblimin e dëmit për përdorimin e sendit nga paditësi.”. 28 Tetor, 2024 12:00
3. Shoqëria “Tirana Auto” sh.p.k, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-4875, datë 21.11.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe të vendimit nr. 172, datë 04.07.2023 të Gjykatës Administrative të Apelit si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kthimin e çështjes për t’u gjykuar pranë Gjykatës Administrative të Apelit”. 22 Tetor, 2024 10:00
4. Florion Bregasi, Sadete Topi, Fatbardha Shpendi, Lavdije Keta, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Avokatura e Shtetit, Agjencia e Trajtimit të Pronave, Viliam Bregasi, Zana Bregasi, Naxhije Egro “Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2023-3707 (537), datë 27.09.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë” 07 Tetor, 2024 9:30
5. Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë, seancë plenare publike Këshilli Ministrave Shfuqizimin e pjesshëm të vendimit nr. 457, datë 26.07.2023 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime në vendimin nr. 132, datë 07.03.2018 të Këshillit të Ministrave “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës së taksës, si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternativ të detyrimit të taksës”, të ndryshuar” (VKM nr. 457/2023) shkronjës “dh” të Aneksit 2, si dhe në pjesën që ka ometuar të përcaktojë në Aneksin 1, pika a.2) se çmimet mesatare referuese të shitblerjes së ndërtesave që përdoren për qëllime banimi për Bashkinë Tiranë, do të zbatohen për lejet e ndërtimit të dhëna pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, si të papajtueshëm me Kushtetutën. 2. Pezullimin e zbatimit të shkronjës “dh” të Aneksit 2, si dhe pikës a.2) të Aneksit 1, për lejet e ndërtimit të dhëna përpara hyrjes në fuqi të VKM-së nr. 457/2023 deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.”. 07 Tetor, 2024 10:00
6. Fatma Hoxha, Arlind Hoxha, Endri Hoxha, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Komuniteti Mysliman, Myftinia Durrës, Agjencia Shtetërore e Kadastrës Drejtoria Vendore Durrës, Agjencia e Trajtimit të Pronave Tiranë “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimeve nr. (11-2013-661) 350, datë 07.02.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, nr. 204/10-2015-506, datë 04.03.2015 të Gjykatës së Apelit Durrës, nr. 00-2023-3019, datë 13.07.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.”. 29 Tetor, 2024 12:00
7. Shoqëria Marina Bay Saranda Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Avokatura e Shtetit “Shfuqizimin e vendimeve gjyqësore nr. 00-2023-1001, datë 15.06.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, nr. 09, datë 03.04.2023 të Gjykatës së Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nr. 91, datë 24.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”. 29 Tetor, 2024 10:00
8. Shoqëria “A.N.K” sh.p.k, Shoqëria “Bardh Konstruksion” sh.p.k. seancë plenare mbi bazë dokumentesh Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Shoqëria “Sigal Uniqa Group Austria”, sh.a. “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2023-4463, datë 02.11.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe vendimit nr. 1702, datë 13.09.2023 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.”. 17 Tetor, 2024 12:00
9. Dashamir Alsula, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Avokatura e Shtetit “Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2023-5594, datë 22.12.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe vendimit nr. 00-2023-2236, datë 24.04.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë për pjesën që është vendosur dënimi me gjobë”. 17 Tetor, 2024 10:00
10. Prend Suta, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Shkodër, Avokatura e Shtetit “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 00-2023-5403, datë 04.12.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë në dhomë këshillimi, të vendimit nr. 182(359), datë 06.07.2020 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër dhe të vendimit nr. 379, datë 11.05.2023 të Gjykatës së Apelit Tiranë.”. 15 Tetor, 2024 11:00
11. Dritan Nuzi, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Prokuroria e Përgjithshme “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2023-1445, datë 19.09.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 1766, datë 03.07.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 46, datë 03.03.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër”. 15 Tetor, 2024 10:00
12. Shoqëria “Prodhim Veshje Nr.2” sh.a, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Shoqëria “Archimed International Investitor” sh.p.k., Arta Mici “Shfuqizimi i vendimit nr. 8223, datë 29.09.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; nr. 185, datë 05.02.2010, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 00-2011-277, datë 25.03.2011 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”. 03 Tetor, 2024 11:00
13. Ndrec Lasku, Marte Lasku, Adelina Lasku, Gentjana Lasku, Mirela Ndoci, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Shoqëria “SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA” sh.a. “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2023-2723(386), datë 14.06.2023 të Gjykatës së Lartë, nr. 4721, datë 08.06.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 139, datë 26.01.2017 të Gjykatës së Apelit Tiranë”. 03 Tetor, 2024 10:00
14. Shoqëria “A&A International” sh.p.k, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Dega Doganore Kapshticë, Bilisht, Shoqëria “Huawei Technologies Albania” sh.p.k. “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut të vendimit nr. 00-2023-4359, datë 02.11.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë; vendimit nr. 2216, datë 11.07.2019 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë; vendimit nr. 1176, datë 20.05.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. 2. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë”. 08 Tetor, 2024 12:00
15. Tomor Bylykbashi, Satliko Bylykbashi, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Ministria e Financave, Dega e Thesarit Korçë, Bashkia Korçë, Rajmonda Troja “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.2661, datë 10.12.2015 të Gjykatës Administrative të Apelit; dhe nr. 341, datë 19.10.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë”. 08 Tetor, 2024 10:00
16. Agred Tafaj, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Komisioni Institucional Zgjedhor, Komisioni Apelimit të Universitetit, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Tiranë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës Tiranë, Ederjon Ibro, Xhuljan Guçe “1.Shfuqizimin e vendimit nr. 002023-4341, datë 26.10.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 2. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimin e procedurave të gjykimit për çështjen 31157-01402-86-2021, regjistruar në datën 28.04.2021 në Gjykatën Administrative të Apelit me palë ankimuese Ederjon Ibro dhe Xhuljan Guçe dhe palë kundër-ankimuese Agred Tafaj”. 01 Tetor, 2024 11:00
17. Sonila Muhametaj, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Këshilli Lartë i Prokurorisë, Elvin Gjokaj, Alfred Shehu “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të: 1- vendimit nr. 00-2023-4083, datë 25.09.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë mbi “Mospranimin e rekursit kundër vendimit datë 04.05.2023 të Gjykatës Administrative të Apelit”. 2- vendimi nr. 5, datë 10.07.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë “Mbi mospranimin e kërkesës për përjashtimin e gjyqtarit Gentian Medja”. 3- vendimit nr. s’ka, datë 04.05.2023 të Gjykatës Administrative të Apelit mbi “Mospranimin e rekursit kundër vendimit nr. 83, datë 01.01.2022 të Gjykatës Administrative të Apelit”. 4- vendimit nr. 83, datë 01.01.2022 të Gjykatës Administrative të Apelit “Rrëzimin e padisë”. 5- Vendimeve të Këshillit të Prokurorisë: - vendimit nr. 356, datë 03.11.2021 “Mbi miratimin e listës së kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për ngritjen në detyrë pranë SPAK; - vendimi nr. 385, datë 13.12.2021 “Mbi miratimin e shkallës së vlerësimit të kandidatëve për ngritjen në detyrë pranë SPAK”; - vendimi nr. 386, datë 13.12.2021 “Mbi miratimin e listës me renditjen e kandidatëve për prokurorë Elvin Gogaj, Alfred Shehu dhe Sonila Muhametaj pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK)”; – vendimi nr. 387, datë 13.12.2021 “Për emërimin si prokuror në SPAK të kandidatit Elvin Gogaj”; - vendimi nr. 388, datë 13.12.2021 “Për emërimin si prokuror në SPAK të kandidatit Alfred Shehu””. 3- Detyrimin e palës së paditur Këshilli i Lartë i Prokurorisë të riçelë procesin e vlerësimit të kandidatëve për SPAK në fazën fillestare..”. 01 Tetor, 2024 10:00

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.