| Bookmark and Share

Seminare dhe veprimtari të tjera për vitin 2012

Rezultate 1 - 3 / 3
14.12.2012
Në bashkëpunim me EURALIUS-in, misionin e asistencës evropiane për konsolidimin e shtetit ligjor në Shqipëri, në datat 13-14 dhjetor 2012 u zhvillua seminari me temë “ Pranimi i kërkesave individuale nga Gjykata Kushtetuese - Eksperienca spanjolle”, me lektorin e Gjykatës Kushtetuese të Spanjës, Dr.Juan Carlos Cabanas. Ky seminar u organizua në vazhdim të bashkëpunimit midis Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Spanjës, që është konkretizuar edhe me vizitën studimore të një delegacioni të Gjykatës në Spanjë, në muajin shkurt. Seminari kishte si pjesëmarrës këshilltarët si dhe stafin administrativ të Gjykatës Kushtetuese
16.11.2012
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë dhe Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ), organizuan në datat 14-16 nëntor 2012 një seminar të përbashkët me temë “Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut në Evropë”, me pjesëmarrjen e këshilltarëve ligjorë dhe stafit administrativ të gjykatës. Lektor i seminarit ishte Prof. Dr.Jan Bergmann, Gjyqtar Kryesues në Gjykatën Administrative të Shtutgartit, Gjermani.
08.06.2012
Me rastin e 20 vjetorit të krijimit të saj, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë organizoi Konferencën Ndërkombëtare me temë: “Ndarja dhe balancimi i pushteteve – roli i kontrollit kushtetues,” e cila mblodhi së bashku të ftuar të shquar dhe delegacione nga gjykatat kushtetuese të disa vendeve të Evropës dhe Afrikës.
Rezultate 1 - 3 / 3
Please insert content...

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.