Takim i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese me përfaqësues të Fondacionit “SLYNN”
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Z. Bashkim Dedja ka pritur sot në një takim zyrtar Sir Henry Brooke, drejtues i programit shqiptar, të korporatës juridike të Fondacionit britanik “SLYNN”, dhe Z. Joshua Rozenberg – një gazetar i shquar në Mbretërinë e Bashkuar për çështjet ligjore.
Në këtë takim ishte i pranishëm dhe Ambasadori Britanik në Shqipëri, Z.Nicholas Cannon OBE.
Z. Dedja vlerësoi kontributin që Fondacioni “SLYNN ” ka dhënë ndër vite për trajnimin dhe promovimin e juristëve të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe në veçanti për shkëmbimin e eksperiencave midis juristëve të Mbretërisë së Bashkuar dhe atyre shqiptarë.
Në vazhdim të takimit, pjesëmarrësit shkëmbyen ide për përmirësimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, si dhe për vazhdimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.