| Bookmark and Share

Takim i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese me përfaqësuesin e fondacionit “SLYNN”

Sot, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Z. Bashkim Dedja, priti në zyrën e tij Sir David Latham, përfaqësues i Fondacionit “SLYNN”, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar. Qëllimi i aktivitetit të këtij Fondacioni është asistenca teknike, trajnimi dhe promovimi i juristëve të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta  me këto vende në fushën e drejtësisë. 

Z.Dedja i shprehu falënderimet përfaqësuesit të Fondacionit për ndihmën dhe bashkëpunimin e deritanishëm në drejtim të implementimit të projekteve për përmirësimin strukturor të disa organeve të drejtësisë në Shqipëri, si dhe për shkëmbimin e eksperiencave midis juristëve të Mbretërisë së Bashkuar dhe atyre shqiptarë. Sir David Latham e siguroi Z.Dedja për praninë dhe asistencën e mëtejshme të Fondacionit në Shqipëri, veçanërisht për sa i takon Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, të cilën e cilësoi si një partner të rëndësishëm.

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.