| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Takim me eksperten ndërkombëtare të komunikimit

Në kuadër të hartimit të Strategjisë së Komunikimit me median dhe publikun për Gjykatën Kushtetuese, Kryetarja znj. Vitore Tusha, zhvilloi sot në datën 15.09.2022 një takim pune me znj. Dagmar Hovestadt eksperten gjermane të komunikimit dhe medias. Në këtë takim merrnin pjesë dhe znj. Ama Kraja, këshilltare ligjore lokale e Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe znj. Danela Hysenaj, ndihmëse ligjore.

Kryetarja Tusha pasi falënderoi përfaqësueset e OSBE-së për vijimin e mbështetjes së saj jo vetëm në hartimin e Planit Strategjik të Gjykatës, por tashmë dhe në implementimin e tij, theksoi rëndësinë që ka në fushën e komunikimit hartimi i një dokumenti specifik në këtë drejtim me qëllim forcimin e besimit te Gjykata përmes komunikimit dhe informimit të vazhdueshëm të publikut e medias, aktorëve të interesuar, si dhe promovimit të veprimtarisë së saj.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua për fazat kryesore në të cilat do të hartohet Strategjia e Komunikimit, rregullimi i marrëdhënieve të Gjykatës me median duke përfshirë dhe kriteret mbi të cilat do të akreditohen gazetarët, mjetet e komunikimit, audiencat e synuara, si dhe metodat e vlerësimit të këtij procesi.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.