17.12.2012
Në datën 13 dhjetor zhvilloi një vizitë në Gjykatën Kushtetuese një delegacion i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, në kuadrin e një vizite monitorimi në Shqipëri. Delegacioni, i përbërë nga dy bashkë-raportues, z. Zdenek Broz (Republika Çeke/ Grupi Konservator dhe Reformator Evropian) dhe z.Ake Svensson (Suedi/ Grupi Socialist i Kongresit), u prit nga Kryetari, z.Bashkim Dedja, dhe nga znj. Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës
16.10.2012
Në datën 15.10.2012, kryetari i Gjykatës Kushtetuese z. Bashkim Dedja priti në zyrën e tij znj.Renata Duspara, drejtuese misioni e sistemit të monitorimit ROM (Results-Oriented Monitoring), financuar nga Bashkimi Evropian, me të cilën diskutuan për çështje të bashkëpunimit midis Gjykatës Kushtetuese dhe misionit EURALIUS.
23.05.2012
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Z. Bashkim Dedja, priti në zyrën e tij ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Z.Bojan Bertoncelj.
09.05.2012
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Z. Bashkim Dedja, priti në zyrën e tij drejtorin ekzekutiv të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Z.Andi Dobrushi.
19.01.2012
Kryetari i Gjykates Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Z. Bashkim Dedja, priti në zyrën e tij përfaqësuesin e Fondacionit gjerman “Hanns Seidel” Dr. Klaus Fiesinger, Drejtor i Departamentit për Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore, Kaukazet dhe Azinë Qendrore, i cili shoqërohej nga Znj. Nertila Mosko, drejtuese e zyrës së fondacionit në Tiranë