Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Z. Bashkim Dedja, priti në zyrën e tij ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Z.Bojan Bertoncelj.
Në këtë takim Z. Dedja bëri një prezantim të organizimit dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, njëkohësisht, e njohu ambasadorin Bertoncelj me vizitën që do të realizojë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në Gjykatën Kushtetuese të Sllovenisë, në datat 17-20 Qershor 2012.