| Bookmark and Share

Vizitë e delegacionit të Gjykatës së Lartë të Republikës së Kroacisë

Me ftesë të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri një delegacion i Gjykatës së Lartë të Republikës së Kroacisë, i kryesuar nga kryetari i kësaj gjykate, Z. Branko HRVATIN. Sot, delegacioni kroat, i shoqëruar edhe nga Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Znj. Shpresa Beçaj, është pritur nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Dr. Vladimir Kristo. Gjatë këtij takimi, kryetarët e të dy gjykatave paraqitën në mënyrë të përmbledhur aspekte të ndryshme të organizimit dhe funksionimit të gjykatave respektive. Në veçanti, Kryetari Kristo evidentoi marrëdhëniet e ngushta të bashkëpunimit midis Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë, duke nënvizuar idenë e ngritjes së këtij bashkëpunim edhe në nivel rajonal.
 
 
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.