Vizitë në Gjykatën Kushtetuese e ambasadorit të Mbretërisë së Holandës
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Z. Bashkim Dedja, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Z. Martin De la Beij.
Z. Dedja e njohu ambasadorin De la Beij me organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, si dhe vlerësoi marrëdhëniet e bashkëpunimit me ambasadën e Mbretërisë së Holandës këto vitet e fundit.
Gjatë takimit palët shprehën vullnetin e përbashkët për vazhdimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit.