Mirësevini në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës Kushtetuese. Ideja dhe qëllimi ynë është që nëpërmjet kësaj faqe të ofrojmë një informacion të plotë mbi bazën kushtetuese, funksionimin dhe aktivitetin e këtij institucioni, pasi ndjejmë një detyrim qytetar për ta bërë Gjykatën Kushtetuese një institucion transparent, të afërt, të prekshëm dhe sa më të besueshëm për publikun.
Data 19 maj 1992 është një ditë e shënuar në historinë e drejtësisë kushtetuese. Kjo datë lidhet me fillimin e veprimtarisë së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, e cila u krijua në kuadrin e dispozitave kryesore kushtetuese dhe të legjislacionit në fuqi që e shoqëroi atë gjatë funksionimit.
Aktiviteti i rëndësishëm i cili mblodhi së bashku kryetarë dhe përfaqësues nga 22 gjykata kushtetuese evropiane dhe gjykata të juridiksioneve të tjera u organizua ne datat 20-21 tetor, në bashkëpunim me Fondacionin "Hanns-Seidel" si dhe Zyrën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
|
|
|