Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Dr. Vladimir Kristo, priti në zyrën e tij ditën e mërkurë, datë 17.09.2008, reporterët e Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës, z. David Wilshire dhe z. Jaakko Laakso. Takimi u zhvillua në kuadrin e vizitës së tyre zyrtare në Shqipëri.
Reporterët e Këshillit të Europës, morën informacion mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe në veçanti u interesuan për vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese në kërkesat me objekt antikushtetutshmërinë e ligjeve të ndryshme, ankimuar nga subjektet që vënë në lëvizje Gjykatën.